Shkencëtarët zbulojnë mrekullinë e tetë të botës

0

Shkencëtarët zbulojnë mrekullinë e tetë të botës

Shkencëtarët janë të bindur se kanë zbuluar mrekullinë e tetë të botës, raporton gazeta britanike “The Guardian”

Në një studim të botuar kohët e fundit, hulumtuesit Rex Bunn dhe Sascha Nolden pohojnë se  kanë gjetur vendndodhjen e mrekullisë së tetë të botës:Tarracat rozë dhe të bardha, të humbura prej kohesh.

Një ditar i shkruar me dorë nga një eksplorues i shekullit të 19  ka berë te mundur që studiuesit e Zelandës së Re të zbulojnë vendndodhjen e një pjesë të humbur të botës, shkruan syri.net. Të konsideruara si mrekulli natyrore, tarracat në fjalë janë një grup i ndritshëm trëndafilash të bardhë dhe rozë mbi disa shkëmbin,j në liqenin Rotomahana.

Por “mrekullia” u konsiderua e humbur pas shpërthimit të një vullkani më 10 qershor të 1886-ës, duke hedhur hi vullkanik mbi liqen dhe duke mbuluar tarracat me pluhur dhe baltë.

Një studim pesëvjeçar në vitin 2016 arriti në përfundim se tarracat u shkatërruan gjatë shpërthimit, shkruan syri.net.  Sidoqoftë, Bunn dhe Nolden thonë se ky përfundim u bazua në harta të gabuara.

Ata sqarjnë se tarracat nuk janë mbytur në fund të liqenit dhe as jane shkatërruar.

Duke përdorur ditarin e vitit 1859 të Ferdinand von Hochstetter, i cili konsiderohet “babai i i Zelandës së Re”, ata besojnë se kanë gjetur vendndodhjen e tarracave, rreth 30 deri në 50 metra poshtë bregut të liqeneve.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU